Dijet, vendimet dhe veprimet e duhura janë ato që e bëjnë të mundur rritjen e biznesit tuaj, pavarësisht sfidave aktuale. Programi “Mjeshtëro Biznesin” është shumë më tepër se një konferencë për rritjen dhe zhvillimin e biznesit.
“Mjeshtëro Biznesin” synon t’ju pajisë me njohuri, mjete, praktika dhe strategji për rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë.
“Mjeshtëro Biznesin” është një program i ideuar për sipërmarrësit, drejtuesit dhe këdo që dashuron biznesin dhe ka pritshmëri dhe standarde individuale shumë të larta.
Vasili është një sipërmarrës i cili ka themeluar dhe është aksioner në mbi 15 kompani të suksesshme me aktivitet në Shqipëri dhe Ballkanin perëndimor.
Vasili përvojën e tij 33 vjeçare në biznes e ka pasuruar me mësim të parreshtur nga ekspertët më të mirët në nivel global. Autor dhe bashkëautor i dhjetë librave me tema për suksesin në biznes dhe zhvillimin personal.
Motivues, folës publik, inspirues, trajnues në AGNA Leadership Academy.
Ideator i event-trajnimit më të madh në rajon “Rruga Drejt Suksesit” dedikuar suksesit personal dhe profesional.
Është nominuar disa herë si sipërmarrës i vitit. Vasili renditet ndër 10 sipërmarrësit më të pasur dhe me më shumë influencë në Shqipëri.
Kompanitë e tij punësojnë më shumë se 1,600 persona.
“Mjeshtëro biznesin” është një event-trajnim tre ditor me përvojë ndërvepruese që do t’ju ndihmojë të kuptoni faktorët bazë që ndikojnë në rritjen e biznesit tuaj dhe si t’i mjeshtëroni dhe implementoni ato menjëherë për sukses në biznes. Tregu me dinamikat e tij i vendos sipërmarrësit nën trysninë e marrjes së vendimeve të duhura në një kohë sa më të shkurtër. Kjo bëhet e mundur vetëm falë harmonizimit të njohurisë së përditësuar, mendësisë së duhur, sistemeve, mjeteve dhe përvojës. “Mjeshtëro Biznesin” është një program dijesh, parimesh, bindjesh dhe praktikash që e mundëson këtë.
Për të gjithë sipërmarrësit apo drejtuesit e bizneseve që janë përkushtuar me mish e shpirt për t’i çuar kompanitë e tyre në një nivel të paarritur më parë dhe për ata që aspirojnë të bëjnë sukses në botën e biznesit.
Ky program është i vlefshëm për ty nëse:
Njihu me praktikat më të mira falë të cilave mund të dallosh problemet ende të pazgjidhura, sfidat apo tendencat me të cilat përballet biznesi yt. Duke mjeshtëruar aftësinë e këqyrjes së biznesit përmes një prizmi më strategjik, do të zbulosh cilat janë prioritetet më urgjente dhe cfarë duhet të bësh që të përshpejtosh suksesin.
E ardhmja skalitet nga veprimet dhe identiteti yt aktual, e jo nga dëshirat e tua. Zbulimi, fuqizimi dhe përkujdesja për avantazhin tënd konkurrues është përcaktues në rrugëtimin drejt sukseseve të së ardhmes.
Biznesi është si një organizëm i gjallë ku mirëfunksionimi i çdo pjesë të tij është vendimtar për mbijetesën e deri tek lulëzimi i tij. Që kjo të ndodhë, krijimi dhe zhvillimi i sistemeve që garantojnë mjedis të shëndetshëm dhe nxitës për rritje është domosdoshmëri.
Ne po sjellim ekskluzivisht për ju një grup ekspertësh të përkushtuar për të ndihmuar sipërmarrësit e rinj apo me eksperiencë, si edhe ata që kanë një aspiratë të tillë.
Folësi kryesor
Sipërmarrës i suksesshëm, autor librash, filantrop, synon rritjen e biznesit përtej Ballkanit, investon vazhdimisht në zhvillimin e vetes dhe kontribuon parreshtur për komunitetin.
Vasili është një sipërmarrës i cili përgjatë 33 viteve ka themeluar dhe është aksioner në mbi 15 kompani të suksesshme me aktivitet në Shqipëri dhe Ballkanin perëndimor, e gjitha duke përvetësuar parimet dhe ligjet e suksesit në biznes, mentalitetin e më të mirëve dhe duke i ndarë ato me të tjerët.
Energjia, përkushtimi, ambicja dhe besimi për sukses e ka shoqëruar që prej ditës së themelimit të kompanisë tij të parë e deri më sot në krye të AGNA Group, e cila edhe mbas 33 vitesh është kompania numër 1 në FMCG në Shqipëri, me më shumë se 1,600 punonjës.
Vasili përvojën e tij 33 vjeçare në biznes e ka bashkëshoqëruar me mësim të parreshtur nga më të mirët në nivel global. Ai është diplomuar për Financë në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe Master në Administrim Biznesi (MBA) në Universitetin e New York-ut në Pragë. Ndër vite ka ndjekur dhe ka marrë pjesë në programe të shumta trajnimi mbi zhvillimin personal, shitjet, lidershipin, marketingun, menaxhimin, etj, të zhvilluara nga trajnues të famshëm si: Philip Kottler, Brian Tracy, Jack Canfield, Tony Robbins, John C. Maxwell, Ken Blanchard, Bruce Lipton, Tom Hoping, etj.
Vasili është themelues dhe kryetar i Bordit Drejtues të “AGNA Leadership Academy”. Ai lekton dhe trajnon për tema si: lidership, menaxhim, komunikim, mentalitet pozitiv, negocim, shitje, marketing, etj.
Përvojën dhe njohuritë e tij i ka sjellë si autor dhe bashkëautor në dhjetë libra që trajtojnë tema të rëndësishme për suksesin në biznes dhe jetën personale, si: “Arti i negocimit”, “Sjelljet e pëlqyeshme dhe mençuria në komunikim”, “Rruga jonë, rruga e suksesit në biznes”, “Vlerat bazë dhe bindjet për sukses”, “Si të bëhesh profesionist në shitje”, “Komunikimi dhe puna në skuadër”, “Menaxhimi i kohës dhe vetëdisiplina”, “Mendimi pozitiv dhe vetëbesimi”, “Roli i marketingut dhe kreativiteti”, “Ligjet e suksesit dhe burimet njerëzore”.
Sot, si sipërmarrës, si themelues dhe CEO i AGNA Group, si ideator, krijues dhe lektor në AGNA Leadership Academy, si trajnues i mbi 20,000 personave, dëshirat dhe ëndrrat shkojnë përtej arritjes personale. Sfida e brendshme e Vasilit është të kontribuojë për ta bërë komunitetin ku jetojmë çdo ditë, një vend më të mirë.
Pas 33 vitesh përvojë në biznes, por edhe investimi të parreshtur në njohuri, me besimin e patundur tek rëndësia e të qënit nxënës i përjetshëm çdo ditë dhe prej kujtdo, e kryesisht prej mësuesve më të mirë rajonalë e botërorë, Vasil Naçi ka zgjedhur të kontribuojë dhe ndajë me publikun e gjerë eksperiencën dhe mësimet e tij në biznes dhe në jetë, si mënyra më e çmuar dhe me rezultat afatgjatë për suksesin e çdo individi dhe organizate. Për këtë, që prej vitit 2016 ka krijuar dhe zhvillon programin e trajnimit dedikuar suksesit personal dhe profesional “Rruga Drejt Suksesit”.
Financa për drejtues dhe sipërmarrës
Rezarta Shkurti (Perri), është pedagoge në Departamentin e Kontabilitetit pranë Fakultetit të Ekonomisë së Universitetit të Tiranës..
Rezarta është bashkë-autore e teksteve universitare, sikurse ka botime dhe kontribute të shumta nëpërmjet referimeve në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare si edhe nëpërmjet botimeve në revistat shkencore të njohura ndërkombëtare me faktor impakti si WSEAS, JISOM, JOPAFL, CEA Journal of Economics, REJ dhe SBE.
Që nga dhjetori 2011 është anëtare e Bordit Këshillues të Revistës Shkencore AFHRJ botuar nga MODAV në Turqi dhe prej vitit 2020 anëtare e Komitetit Shkencor të Universal Journal of Accounting and Finance, Horizon Publishings.
Në kuadrin e projekteve Erasmus + Rezarta ka dhënë mësim në Universitetin e Tuscia, Poitiers, Torino, si dhe është specializuar në universitete si: Nebraska, London School of Economics, Staffordshire, Eberswalde.
Ndër vite Rezarta ka kontribuar si anëtare e Komitetit të Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Financave, eksperte në Agjensinë e Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë, anëtare e projekteve Horizon 2020 dhe COST dhe si konsulente për sipërmarrje të ndryshme.
Marketingu & Brandi
Dr. Alma Bici është Drejtoreshë e Marketingut dhe PR në Agna Group. Si eksperte marketingu, ajo ka më shumë se 19 vjet eksperiencë në biznes dhe 16 vjet experiencë në botën akademike. Ka përvojë të gjatë në ndërtimin dhe menaxhimin strategjik të brandeve përmes ndjekjes së trendeve të biznesit, kuptimit dhe analizimit të sjelljes konsumatore dhe kanaleve të marketingut dhe ndërtimit të strategjive 360 gradë të komunimimit.
Alma Bici ka doktoraturë në marketing nga Universiteti i Bradfordit, Shkolla e Menaxhmit (2019), pjesë e një grupi elitar të shkollave të biznesit në botë me ‘akreditim të trefishtë’ - AACSB, AMBA and EQUIS. Eshtë specializuar në komunikim strategjik në Universitetin e Leicesterit , UK (Master i Shkencave, 2003), me bursën Chevening. Specializuar në Digital Marketing në Said Business School, Universiteti i Oksfordit, UK, 2021.
Prej vitit 2005 Dr. Alma Bici ka lektuar pranë Universtitetit të New Yorkut në Tiranë, në programet universitare dhe MBA lëndët: Menaxhimi i Marketingut, Sjellja Konsumatore, Marrëdhëniet me Publikun, Marketing Ndërkombëtar dhe Kërkim Marketingu. Prej vitit 2023 është pjesë e stafit ndërkombëtar të De Montfort University në Almaty, Kazakhstan.
Alma është bashkëautore e 4 librave në Agna Leadership Academy.
Shitja & Mjetet e optimizimit të saj
Drejtor Komercial i Agna Group
Si Drejtor Komercial i Agna Group dhe njohës shumë i mirë i botës së shitjeve, Arti sjell një përvojë mbi 27 vjeçare që nga shitja dhe menaxhimi i brandeve, zbulimin, studimi i tregjeve dhe negociatat strategjike, tek drejtimi i divizioneve dhe kompanive të ndryshme në industrinë e produkteve të konsumit të shpejtë.
I diplomuar për ekonomi në universitetin “Fan Noli” Korçë, vijoi studimet pasuniversitare MBA në universitetin New York të Pragës, Çeki, ndjekur këto studime edhe nga trajnime dhe kurse të ndryshme në fushat e biznesit.
Arti ka skalitur aftësitë e tij shumë të mira të komunikimit dhe lektimit jo vetëm përmes negociatave dhe si drejtues shitje, por edhe falë lektimit në trajnime, konferenca dhe si lektor në Agna Leadership Academy.
Inovacioni & Transformimi Dixhital
Ermali është sipërmarrës me shumë përvojë në fushën e teknologjisë. Ai bashkëthemeloi dhe aktualisht është CEO i kompanisë LinkPlus IT , kompani e cila është zhvilluar në një ndër më të mëdhatë në zhvillimin e softuerit në Kosovë, vlerësuar me medalje edhe nga Zyra e Presidencës së Republikës së Kosovës.
Përgjatë 15 viteve ka themeluar dhe shitur me sukses kompani si ZagApps, Datalab Kosova dhe EVAcc, sikurse ka kontribuar në industritë ajrore në SHBA, të telekomunikacionit në Kanada, automobilistike në Gjenrmani dhe me kompani si Assecco, TIG.
Ermali ka diplomë Master nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Offenburg, Gjermani dhe, ka investuar në akademitë më të suksesshme në Kosovë, CodersLab dhe SaaS. Lekton në Kolegjin “Universum” dhe është kryetar bordi në STIKK (Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit Kosovë) and anëtar bordi në KAEF (Fondi Edkimit Amerikan-Kosovar). Ai ka një përkushtim të vecantë edhe në projekte që synojnë zhvillimin e talenteve.
“Mjeshtëro Biznesin” është një program që të fuqizon të kesh një kontroll më të mirë mbi biznesin tënd, të rrisësh ndjeshëm fitimet, të rritësh biznesin në mënyrë të qëndrueshme dhe të bëhesh Zot i kohës dhe jetës tënde. Gjithçka do të ndodhë me ndihmën e disa ekspertëve nga më të mirët në biznes, inovacion, shitje, marketing, financë, transformim dixhital dhe lidership, në vetëm tre ditë. Kjo është një mundësi që NUK DUHET HUMBUR!